LAJMI I FUNDIT:

Këmbësori që u godit nga treni vazhdon mjekimin intensiv në QKUK

Këmbësori që u godit nga treni vazhdon mjekimin intensiv në QKUK

Një këmbësor është goditur nga treni në hyrje të Prishtinës, më saktësisht në rrugën që lidh Fushë Kosovën me kryeqytetin.

I riu do të vazhdojë trajtimin në mjekimin intensiv, ku do t’i bëhen edhe disa kontrolle tjera.

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku ka thënë për Telegrafin se ka shpresë që këmbësori t’u mbijetojë plagëve.

Ai tha se mosha e tij është më e re, dhe si rezultat ka forcë më të madhe.

Treni godet një 20 vjeçar në afërsi të kazermës "Adem Jashari"
Lexo po ashtu Treni godet një 20 vjeçar në afërsi të kazermës "Adem Jashari"

“Gjendja është stabile. Do t’ia bëjmë edhe një kontroll në kokë dhe pastaj do të vazhdojë në mjekim intensiv. Ka shpresë që do t’u mbijetojë plagëve, pasi është i ri dhe ka forcë më të madhe”, ka thënë Çitaku.

Ndryshe lajmin për aksidentin më herët e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

“Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore”, thuhej në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori