LAJMI I FUNDIT:

Treni godet një 20 vjeçar në afërsi të kazermës “Adem Jashari”

Treni godet një 20 vjeçar në afërsi të kazermës “Adem Jashari”
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 14:00, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda.

“Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.


I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident. /Telegrafi/