LAJMI I FUNDIT:

Këmbësori goditet nga një veturë në Prishtinë

Këmbësori goditet nga një veturë në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku vetura ka goditur një këmbësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor.


“Sot në pra 12:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njoftoi Ahmeti.

Tutje, ajo shtoi se “Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”. /Telegrafi/