LAJMI I FUNDIT:

KEK-u vazhdon me përforcime, nënshkruan edhe Besart Dushi

KEK-u vazhdon me përforcime, nënshkruan edhe Besart Dushi

Skuadra nga Superliga e Kosovës, KEK-u ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi nga Kastrioti ka nënshkruar edhe me sulmuesin Besart Dushi.


Në fakt ky është një rikthim për Dushin te KEK-u, pasi edhe më parë ka veshur fanellën bardh e gjelbër.

Dushi kishte qenë ndër lojtarët kryesorë të KEK-ut në inkuadrimin në Superligë.

Tani sulmuesi Dushi pritet t’i ndihmojë shumë skuadrës bardh e gjelbër edhe në elitën e futbollit kosovar.

Presidenti i KEK-ut, Besnik Mjeku ka bërë me dije se Dushi ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin nga Kastrioti.

Kujtojmë që KEK-u është përforcuar edhe me sulmuesin tjetër me përvojë Isa Eminhaziri si dhe me trajnerin me perspektivë Alban Dragusha. /Telegrafi/