Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” është ndalur të dielën si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

Siç bën të ditur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar këtë ndërprerje.

“Ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Reklama
Reklama

Në fund, korporata thotë se lidhur me veprimet për ditët vijuese, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Kujtojmë se për disa ditë A3 kishe qenë jashtë funksionit, por që nga 1 shtatori ishte kthyer në punë së bashku me bllokun B2. /Telegrafi/