LAJMI I FUNDIT:

“Kathimerini” paralajmëron zgjedhje të parakohshme paralamentare në Maqedoni

“Kathimerini” paralajmëron zgjedhje të parakohshme paralamentare në Maqedoni

Dy skenarë janë në lojë pas rezultatit të referendumit më 30 shtator – analizon gazet greke “Kathimerini”. Sipas skenarit të parë – nëse qytetarët i thonë jo marrëveshjes së Prespës, Kryeministri Zoran Zaev nuk do të mund të bëj hap para pavarësisht nga fakti që referendumi nuk është i obligueshëm.

Por nëse rezultati i referendumit është pozitiv, do të vijon proces për ndryshime kushtetuese, që mund të zgjasë deri në 3 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kathimerini” shkruan se këtë vit do të kalojë pa qenë e nevojshme që pala greke të ndërmarr diçka, ndërsa sipas partnerëve ndërkombëtarë të Athinës, janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, që do të sjellin marrëveshjen në një situatë të pashpresë.

“Në bazë të pozicionit negativ të deritashëm të opozitës nacionaliste OBRM-PDUKM, nuk është e sigurt se suksesi i referendumit do t’ju ndryshojë mendimin deputetëve të partisë që të bëjnë ndryshime kushtetuese. Në këtë rast, Zaevi do ta dërgoj IRJM-në në zgjedhje të parakohshme parlamentare me qëllim që ta zmadhojë shumicën në Kuvend. Edhe Qeveria e ardhshme e Greqisë do të mund të ballafaqohet me realitetin e hidhur nëse marrëveshja në “Maqedoninë Veriore” nuk do të ratifikohej. Arsye për këtë është se vendi tash ka ftesë zyrtare nga, ndërsa presioni për hyrje në NATO do të zmadhohet, madje edhe me referencën IRJM”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori