LAJMI I FUNDIT:

Katër lojtarët që pritet t’i shesë Chelseat për të financuar transferimin e Haalandit

Katër lojtarët që pritet t’i shesë Chelseat për të financuar transferimin e Haalandit

Chelsea është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi.

The Blues tashmë janë njoftuar nga skuadra gjermane se për t’i marrë shërbimet e sulmuesit, duhet të paguajnë rreth 170 milionë euro.


Kështu, Chelsea e ka komoditetin që të investojë pa problem në Haalandin, duke ditur se tashmë ka fituar Ligën e Kampionëve, por edhe ka lojtarë në listën e shitjeve.

Pushimi duket se nuk ekziston në agjendën e Haaland – ylli i Dortmundit tashmë ka ndërtuar një fizik të ‘frikshëm’
Lexo po ashtu Pushimi duket se nuk ekziston në agjendën e Haaland – ylli i Dortmundit tashmë ka ndërtuar një fizik të ‘frikshëm’

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, blutë e Londrës janë të gatshëm t’i shesin katër lojtarë për të transferuar norvegjezin.

Në listën e largimeve do të jenë lojtarët si, Fikayo Tomori, Hakim Ziyech, Tammy Abraham dhe Kepa Arrizabalaga.

Nga shitja e tyre mund të akumulohet një shumë rreth 110 milionë euro, e që Chelsea do të paguante vetëm edhe 60 milionë euro nga arkat e tyre.

Një problem kryesor për Chelsean mbetet paga e Haalandit, që thuhet se kërkon deri në 500 mijë euro në javë.

Chelsea fillon bisedimet me agjentin e Haalandit
Lexo po ashtu Chelsea fillon bisedimet me agjentin e Haalandit

Kjo gjë do të shkaktonte pakënaqësi te lojtarët e skuadrës londineze, me N’Golo Kante që është më i paguari me 300 mijë euro në javë, i ndjekur nga Timo Werner me 282 mijë, Ben Chilwell me 200 mijë e Kepa Arrizabalaga me 170 mijë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori