LAJMI I FUNDIT:

Katër lojtarë të përjashtuar në një përleshje të egër gjatë derbit Porto – Sporting, sigurisht që njëri ishte Pepe

Katër lojtarë të përjashtuar në një përleshje të egër gjatë derbit Porto – Sporting, sigurisht që njëri ishte Pepe

Porto dhe Sporting Lisbona luajtën baraz 2-2 të premten mbrëma dhe në vërshëllimen e plotë, të dyja palët u përplasën fizikisht me katër lojtarë të përjashtuar.

Ishte një ndeshje dramatike në Estadio do Dragao teksa Porto u rikthye nga 2-0 për të fituar një pikë jetike.


Sebastian Coates ishte përjashtuar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë, por drama e vërtetë filloi pikërisht nga fundi i takimit dhe natyrisht, Pepe ishte në mes të saj.

Image Credit: BT Sport

Mbrojtësi i Portos u rrëzua në zonë pasi u kap nga Joao Palhinha.

Loja vazhdoi ndërsa Pepe mbeti në tokë, por sapo gjyqtari ndaloi lojën, filloi kaosi.

Një përleshje prej 40 personave, e cila përfshinte edhe disa nga lojtarët, vazhdoi për më shumë se pesë minuta.

Pepe flet për ardhjen e tij në Evropë dhe kushtet që kishte: Unë kisha vetëm pesë euro, duhej të vendosja nëse do të haja ushqim apo të telefonoja nënën
Lexo po ashtu Pepe flet për ardhjen e tij në Evropë dhe kushtet që kishte: Unë kisha vetëm pesë euro, duhej të vendosja nëse do të haja ushqim apo të telefonoja nënën

Zëvendësuesit madje u futën në fushë –  për t’u përfshirë edhe trajnerët, që u detyruan të qetësonin të gjithë.

Mesfushori i Portos, Otavio, u shfaq duke i thënë mbrojtësit të Sportingut, Matheus Reis që të ‘hynte brenda’ dhe të vazhdonte grindjen e tyre.

Reis ishte një lojtar që dukej se ishte në shënjestër të përleshjes, duke u shtyrë me forcë.

Kur gjithçka u tha dhe u bë, katër lojtarët e përjashtuar ishin Pepe, Agustin Marchesin, Palhinha dhe Bruno Tabata.

Porto mbetet gjashtë pikë përpara Sportingut në tabelën e ligës dhe është ende i pamposhtur në ligë këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori