LAJMI I FUNDIT:

Katër dështuan, katër të tjerë në listë: Barcelona vazhdon të punojë për një sulmues që ta ofrojë tani

Katër dështuan, katër të tjerë në listë: Barcelona vazhdon të punojë për një sulmues që ta ofrojë tani

Barcelona është larguar nga ideja që të nënshkruajë me Willian Jose e Reral Sociedadit.

Katalunasit janë në kërkim të një numri 9-të, pas lëndimit të Luis Suarez dhe Ousmane Dembeles, pasi ky i fundit do të qëndrojë jashtë për të paktën gjashtë muaj.


Nga Rodrigo Moreno te Chimy Avila, pastaj edhe Cedric Bakambu e Willian Jose, ishin lojtarët për të cilët Barcelona ishte vënë në aksion.

Të gjitha këto marrëveshje kanë dështuar, ndërsa së fundmi ka disa emra të rinj në listën e katalunasve.

Në krye të listës mbetet Loren Moron, që pëlqehet nga Quique Setien, por edhe tre të tjerë. Marca ka përpiluar një listë me lojtarët që po kërkohen nga Barcelona.

Loren

Megjithë marrëdhëniet e mira të Barcelonës dhe Betisit , nuk ka gjasa që andaluzianët të lejojnë largimin e tij. Loren po e shijon këtë sezon dhe ka 10 shënuar gola, duke e tejkaluar edhe nënshkrimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit, Borja Iglesias.

Klauzola e lirimit të tij është 40 milion euro, për të cilën Barcelona dëshirojë të negociojë.

Lucas Perez

Ai nuk është zgjedhja e parë, por mbetet nën vëzhgim.  Perez do të kushtonte 15 milionë euro, megjithëse Alaves nuk është i gatshëm të negociojë çmimin e tij.

Lucas Perez ka nëntë gola në 22 ndeshje.

Angel Rodriguez

Angel është lojtari që Barcelona më lehtë do të nënshkruante, dhe ka klauzolë lirimi prej 10 milionë eurosh.

32-vjeçari ka 13 gola në 28 ndeshje.

Luis Javier Suarez

Ndoshta alternativa më pak e mundshme është kolumbiani që është në huazim në Real Zaragoza nga Watford.

Sidoqoftë, 23 vjeçari mund të jetë një opsion për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori