LAJMI I FUNDIT:

Kate u diagnostikua me kancer, Princi Harry dhe Meghan: I urojmë shërim të shpejtë

Kate u diagnostikua me kancer, Princi Harry dhe Meghan: I urojmë shërim të shpejtë

Princi Harry dhe Meghan i kanë dërguar urimet e tyre Kate, Princeshës së Uellsit, pasi ajo njoftoi diagnozën me kancer.

Princesha e Uellsit thotë se po i nënshtrohet trajtimit të kancerit
Lexo po ashtu Princesha e Uellsit thotë se po i nënshtrohet trajtimit të kancerit

“Ne dëshirojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, tha Duka dhe Dukesha e Sussex në një deklaratë.


Princesha e Uellsit, Kate tha të premten se po i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese pasi u diagnostikua me kancer, në vijim të kontrolleve pas një operacioni abdominal në muajin janar, transmeton Top Channel.

Kate zbulon se ajo e modifikoi fotografinë e familjes dhe kërkoi falje, pasi agjencia dha një paralajmërim për ndërhyrjen
Lexo po ashtu Kate zbulon se ajo e modifikoi fotografinë e familjes dhe kërkoi falje, pasi agjencia dha një paralajmërim për ndërhyrjen

42 vjeçarja, bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit, Princit Willam qëndroi e shtruar për 2 javë në spital në janar.

Zyra e saj njoftoi asokohe se ndërhyrja për një sëmundje jokancerogjene rezultoi e suksesshme, por pa dhënë detaje mbi sëmundjen.

Megjithatë, në një video-mesazh, Princesha Kate tha se në kontrollet e mëvonshme ishin zbuluar qeliza kancerogjene, por ajo tha se ishte mirë dhe gjendja e saj po përmirësohej.

“Ekipi im mjekësor më këshilloi që t’i nënshtrohem një trajtimi parandalues me kimioterapi dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimit”, tha Princesha në videon e cila ishte regjistruar të mërkurën.

“Ishte një tronditje e madhe. Unë dhe William kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përballuar këtë privatisht, për hir të familjes sonë të re”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori