LAJMI I FUNDIT:

Princesha e Uellsit thotë se po i nënshtrohet trajtimit të kancerit

Princesha e Uellsit thotë se po i nënshtrohet trajtimit të kancerit

Princesha e Uellsit thotë se është në fazat e hershme të trajtimit pasi kanceri u zbulua në teste.

Në një deklaratë përmes një videoje, Catherine thotë se ishte një shok i madh pas dy muajsh tepër të vështirë.


Por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”, shkruan BBC.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte kancer.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi” – tha princesha.

Ajo tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”.

Catherine tha se rikuperimi nga operacioni i saj në janar, për një gjendje që nuk është zbuluar, kishte marrë kohë dhe prioriteti tani ishte të qetësonte familjen e saj.

“William dhe unë kemi bërë gjithçka që kemi mundur për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re.”

Princesha shtoi: “Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.”

Ajo tha se familja tani ka nevojë për “disa kohë, hapësirë dhe privatësi”.

Catherine dhe Princi William tani nuk pritet të shfaqen me familjen mbretërore të dielën e Pashkëve dhe nuk do të ketë ndonjë kthim të hershëm në detyrat zyrtare për princeshën.

Pallati tha gjithashtu se mungesa e papritur e Princit William nga një shërbim përkujtimor në fund të shkurtit ishte për shkak të zbulimit të diagnozës së kancerit të Katerinës.

Çifti është përballur me spekulime të forta publike dhe një furi në rrjetet sociale për shëndetin e saj, që nga operacioni i saj në janar. Ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë ngjarje zyrtare që nga Krishtlindjet.

Në deklaratën e saj në video, ajo foli për mbështetjen e familjes së saj: “Të kesh William pranë meje është gjithashtu një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie.”

“Siç është dashuria, mbështetja dhe mirësia që është treguar nga shumë prej jush. Kjo do të thotë shumë për ne të dy.”

Kensington Palace tha se videoja e princeshës u filmua të mërkurën nga BBC Studios, krahu i prodhimit të BBC.

Në një deklaratë, BBC News tha: “Së bashku me mediat e tjera, BBC News u informua nga Kensington Palace mbi njoftimin këtë pasdite.” /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori