LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Të gjithë e dinë që LDK dhe Vetëvendosje në vitin 2014 penguan formimin e ushtrisë (Video)

Kastrati: Të gjithë e dinë që LDK dhe Vetëvendosje në vitin 2014 penguan formimin e ushtrisë (Video)

Ish-komandanti i FSK-së, tash anëtar i Kryesisë së PDK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se të gjithë e dinë që shqiptarët nuk kanë pasur konsensus për ushtrinë nga viti 2014.

Kastrati, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në vitin 2014 përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ishin të gatshëm për të pranuar formimin e ushtrisë së Kosovës me ndryshime kushtetuese.


“Dihet botërisht në atë kohë ne kemi mundur ta kemi ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese, dhe serbët ishin të gatshëm të votonin këto ndryshime, por përfaqësuesit e dy subjekteve politike ishin kundër këtij transformimi apo siç thanë përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes kundër dhënies së një favori serbëve”, tha Kastrati.

Debat Plus me Ermal Pandurin 16.10.2018Tema – Ushtria e Kosovës Burim Ramadani – Zëvendësministër i FSK-sëHaxhi Shala – Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK Kadri Kastrati – Ish Komandant i FSK-sëFatmir Sheholli – Drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike Imer Mushkolaj – Analist

Publiée par RTV Dukagjini sur Mardi 16 octobre 2018

Sipas zyrtarit të PDK-së, këtyre dy partive u ka munguar largpamësia në atë kohë, dhe tani e kemi një shans të humbur.

“Ato parti nuk kanë qenë vizionare dhe largpamëse, pasi që po të kishin qenë më vizionare dhe t’i kishin paraparë këto probleme që ne sot po ballafaqohemi katër vite pas, ne do të kishim pasur ushtrinë”, tha ai.

Kastrati megjithatë u shpreh i lumtur që sot klasa politike shqiptare është unike sa i përket formimit të ushtrisë.

“Sot jam i lumtur që të gjitha subjektet politike shqiptare janë unike në qëndrimin për votimin e ushtrisë”, deklaroi  Kastrati./Telegrafi/

Kastrati: Të gjithë e dinë që LDK dhe Vetëvendosje e penguan shndërrimin e FSK-së në ushtri

Kastrati: Të gjithë e dinë që LDK dhe Vetëvendosje e penguan shndërrimin e FSK-së në ushtriEmisioni i plotë: https://youtu.be/GTyPxsXJApY

Publiée par RTV Dukagjini sur Mardi 16 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori