LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Ngjarja në Smilkovë tregoi monstruozitetin e qeverisë Gruevski – Ahmeti (Foto)

Kasami: Ngjarja në Smilkovë tregoi monstruozitetin e qeverisë Gruevski – Ahmeti (Foto)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka përkujtuar ngjarjet në liqenin e Smilkovës në Shkup ku u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas, që siç ndryshe njihet si ”Monstra”, tranmeton Telegrafi Maqedoni.

Kasami në Facebook shkruan ”Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA: “Sot janë mbushur 4 vite nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovë të Shkupit, ku u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas. Kjo ngjarje e rëndë do të mbahet mend edhe për monstruozitetin e qeverisë Gruevski – Ahmeti e cila arrestoi dhjetëra burra dhe gra me dyshimet se ishin pjesë e realizimit të vrasjes, pa pasur asnjë provë të vetme, vetëm ngaqë ishin shqiptar!
Sot, 4 vite më pas, pos që bashkëndjejmë me dhembjen e familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit dhe me ata që u përbuzën nga forcat policore, ripërsërisim se Maqedonia kurrë më nuk do të jetë vend ku politika do të “ndajë” drejtësinë. “Monstrat politke” Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti nuk e kanë të gjatë. Drejtësia për ta do të vjen nga populli!” përfundon Kasami./Telegrafi/


//

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA: “Sot janë mbushur 4 vite nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovë të Shkupit, ku u…

Posted by Bilall Kasami on Tuesday, April 12, 2016