LAJMI I FUNDIT:

Karriera e Conor McGregor në UFC arrin nivelin më të ulët, është e trishtueshme të shihet renditja e irlandezit

Karriera e Conor McGregor në UFC arrin nivelin më të ulët, është e trishtueshme të shihet renditja e irlandezit

Karriera legjendare e luftëtarit irlandez, Conor McGregor në UFC ka arritur një nivel të ri të ulët përpara rikthimit të tij të shumëpritur në oktogon në vitin 2023.

34-vjeçari ka qenë jashtë fushës që nga korriku 2021, kur pësoi një humbje dërrmuese në raundin e parë ndaj Dustin Poirier në UFC 264.


Ai theu këmbën kundër Poirier, por irlandezi po i afrohet rikthimit të tij në tetëkëndësh, pasi është rikuperuar nga dëmtimi i rëndë.

McGregor nuk ka mungesë të kundërshtarëve të qëndrueshëm që e presin në krahë, me lojtarë si Michael Chandler dhe Rafael dos Anjos që shpresojnë ta mirëpresin atë në oktogon.

Por ‘Notorious’ do të rikthehet në garë pa një numër pranë emrit të tij, pasi është ‘larguar’ nga renditja e më të mirëve të UFC-së për peshat e lehta.

Ai nuk është më në top 15, megjithëse është në grupin e luftëtarëve të UFC-së që kualifikohen për t’u renditur nga paneli.

Grant Dawson zë vendin e McGregor, duke hyrë në renditjen e peshave të lehta të UFC në vendin e 14-të.

Islam Makhachev qëndron në krye të renditjes si kampion i peshave të lehta të UFC-së përpara ish-mbajtësit të titullit Charles Oliveira.

Poirier, Justin Gaethje, Beneil Dariush dhe Michael Chandler përbëjnë pesëshen e parë.

Rafael Fiziev, Mateusz Gamrot, Dos Anjos, Arman Tsarukyan dhe Jalin Turner renditen nga vendi i gjashtë tek i dhjetori, ndërsa ‘top 15’ mbyllet me Dan Hooker, Damir Ismagulov, Renato Moicano, Dawson dhe Tony Ferguson. /Telegrafi/