LAJMI I FUNDIT:

Kardian është SUV i ri i Renault që evropianët nuk do të mund ta blejnë

Kardian është SUV i ri i Renault që evropianët nuk do të mund ta blejnë

Renault ka përfshirë në ofertën e tij një SUV të ri të quajtur Kardian, por që nuk do të shitet në tregun evropian.

Shumica e veturave, që nga Mini “modest” deri tek Porsche 911 Turbo, shiten pothuajse në të njëjtën formë në të gjithë botën, por disa prodhues i “qepën” modelet e tyre sipas rajoneve në të cilat i shesin.


Tregjet ndërkombëtare, të cilat përjashtojnë Evropën dhe Amerikën e Veriut, janë përgjithësisht të fokusuara në buxhet, që mund të nënkuptojë se blerësit po marrin automjete të klasit të dytë.

Megjithatë, SUV-i i ri i Renault nga segmenti B i quajtur Kardian duket mjaft “cool” për të konkurruar me më të mirët në Evropë, por nuk do të shitet në Kontinentin e Vjetër.

Blerësit në Amerikën e Jugut do të kenë mundësinë për ta blerë atë së pari, dhe pas kësaj do të shkojë në tregjet e tjera ndërkombëtare.

Kjo është vetura e parë Renault që do të prodhohet në një platformë të re modulare, e cila mund të përdoret për të gjithë, nga SUV -të e vogla deri tek ‘pick-up’.

Kardian është i gjatë 4,119 mm, që do të thotë se është pak më i vogël se ai evropian Captur, por ka një linjë të ngjashme dhe shtyllë të ndarë C.

Dizajni ndryshon rreth hundës, Captur ka fenerë konvencional me dritat e ditës në formë kthetre, ndërsa Kardian ka fenerët e ndarë, ​​që i jep një pamje më “macho”.

Gjithashtu, Kardian premton të jetë më praktik falë rafteve të mëdha të çatisë që mund të mbajnë 80 kilogramë ngarkesë.

Prodhimi do të fillojë fillimisht në fabrikën Curitiba në Brazil, dhe më pas në Casablanca, Marok. /Telegrafi/