LAJMI I FUNDIT:

“The Kardashians” zgjidhet ‘reality show’ më i mirë për vitin 2022 në “People’s Choice Awards 2022”

“The Kardashians” zgjidhet ‘reality show’ më i mirë për vitin 2022 në “People’s Choice Awards 2022”

Khloe Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner, u shfaqën të martën pasi fituan çmimin për ‘reality show’-n më të mirë në “People’s Choice Awards 2022”.

Ylli 38-vjeçar i “Revenge Body” – e cila fitoi dhe një çmim tjetër – së bashku me të ëmën ishin gati për të marrë çmimin për serialin e tyre në Hulu, “The Kardashians”.


Ato ishin koordinuar me veshje pasi u shfaqën të mahnitshme me kostume të zeza.

Foto: Getty Images

Të njëjtat morën një prezantim madhështor falë prezantueseve: Heidi Klum dhe yllit të “Pose”, Michaela Jae Rodriguez.

Seriali i Kris dhe Khloe ishte një vazhdim i shfaqjes së tyre të mëparshme “Keeping Up With the Kardashians”.

"People's Choice Awards 2022": Lista e plotë e fituesve
Lexo po ashtu "People's Choice Awards 2022": Lista e plotë e fituesve

Në momentin që u shfaq emri i tyre, Khloe nuk u pa askund, duke e lënë Kris të ngjitej vetë në skenë.

Foto: Getty Images

Veshja e saj ishte ndërtuar rreth një kostum të zi, ndërsa shtoi tyl të zi të fryrë te krahët.

Pjesa tjetër e veshjes dukej si një kostum i zi standard me pantallona të zeza që përputheshin.

“Khloe ishte ulur pranë meje një sekondë më parë”, filloi ajo.

Foto: Getty Images

Kris bërtiti emrin e saj për ta bërë atë të kthehej dhe të ngjitej me të, përpara se t’ia jepte çmimin për të mbajtur.

Khloe gjithashtu ishte veshur në të zeza, përafërsisht njëlloj me të ëmën.

Si ajo dhe nëna e saj mbanin doreza të zeza për të plotësuar veshjet.

Foto: Getty Images

Shfaqja e mbrëmjes u drejtua nga ylli i “Saturday Night Live”, Kenan Thompson.

Fituesit përcaktohen nga fansat që votojnë për të preferuarit e tyre në 40 kategori të ndryshme që përfaqësojnë filma, televizion, muzikë dhe kulturë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori