Federata e Karatesë së Kosovës edhe zyrtarisht është pranuar në Federatën Evropiane.

FKK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se presidenti i FBK dhe asaj evropiane përmes një letre ka konfirmuar pranimin e Federatës së Karatesë së Kosovës në familjen evropiane, transmeton kp.


“Sot, në adresë të FKK arriti letër konfirmimi nga presidenti i FBK-së si dhe asaj evropiane se Federata e Karatesë e Kosovës është pranuar edhe në Federatën Evropiane të Karatesë”, është thënë në njoftimin e FKK-së.

Sipas këtij njoftimi, karateistët tonë tani e tutje do të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet zyrtare të këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtare.
 

telegrafi sport app