Kapiteni i Nigerisë, Obi Mikel zbulon dramën familjare: Ma kidnapuan babanë para ndeshjes me Argjentinën
Kapiteni i Nigerisë, John Obi Mikel, para ndeshjes me Argjentinën me 26 qershor, kishte marr një telefonat se babai i tij ishte kidnapuar dhe se do të vritet nëse ai do të lajmëronte autoritetet.
Mikel i ka thënë KweséESPN se telefonatën e kishte marrë katër orë para se të fillonte ndeshja ku Nigeria do të luante në St. Petersburg ndaj Argjentinës, dhe se duheshin të paguheshin dikur rreth 28 mijë dollarë për babin e tij Pa Michael Obi.
Edhe policia nigeriane e ka konfirmuar rrëmbimin, duke treguar se kjo ka ndodhur qytetin Udi në Enugu State, ku babi i lojtarit ishte në një funeral te një i afërm.
Policia ka folur, vetëm pasi lojtari e ka pranuar atë që i ka ndodhur.
Mikel, ka treguar se për rastin nuk i kishte treguar askujt, madje as krerëve të federatës, as trajnerit Gernot Rohr, askujt.
“Isha konfuz. Nuk e dija se çfarë të bëja, por e dija që nuk mund t’i zhgënjeja 180 milionë nigerianë”.
“M’u desh të mbyllesha në kokën time dhe të shkoja e ta përfaqësoja vendin tim. Më thanë se do ta vritnin menjëherë babanë në qoftë se unë do tu raportoja autoriteteve”.
“Dhe unë nuk e diskutova këtë as me trajnerin, sepse nuk doja që çështja ime të bëhet një shqetësim edhe për trajnerin, as për pjesën tjetër të ekipit”, deklaroi lojtari.
Nigeria humbi ndeshjen 2-1 me Argjentinën dhe u eliminua nga Kampionati Botëror.
Babai i lojtarit u gjend në një pyll, ku ishte lënë nga rrëmbyesit, pasi këta të fundit kishin gjuajtur me armë drejt policisë.
Mesfushori fluturoi menjëherë në Angli për t’u përballur me situatën dhe tani ka planifikuar të kthehet në Kinë, ku luan futbollin.
Kjo është hera e dytë që babai i Mikel ishte rrëmbyer. Incidenti i parë ishte në vitin 2011; ai u lirua 10 ditë pas rrëmbimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Kompletohet gjysmëfinalet në Ligën e Konferencës– çiftet dhe orari i ndeshjeve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi