LAJMI I FUNDIT:

Kapen mbi 1000 litra vajra motorike të kontrabanduara

Kapen mbi 1000 litra vajra motorike të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 1000 litra vaj, të cilat janë gjetur gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Prishtinës.

Në njoftim për media thuhet se në autostradë, e cila gjendet në zonën industriale Lipjan-Prishtinë, njësitë e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues të markës Daimler Chrysler 308 D, ngjyrë e kaltër me targa të Kosovës.


“Gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: Vaj Motorik, Vaj Transmisionit dhe vaj I frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar konfiskimit. Rasti është dërguar te sektorit për kundërvajtje, derisa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim të Doganës.