LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 2 revole dhe 200 fishekë në Vëmicë

Konfiskohen 2 revole dhe 200 fishekë në Vëmicë

Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus.

Në një njoftim për media thuhet se oficerët doganor së bashku me oficerët policor kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë, një autobus me targa italiane ku gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve,  pikërisht tek kontrolli i një shtetasi kosovar janë gjetur 2 revole dhe disa fishekë.


“1 revole e tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm së bashku me një karikator, 1 revole e tipit Bruni Mod. 85 kal 8 mm së bashku me një karikator, 200 copë fishek 8 mm NIK SALVE-BLANK”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është në qendrën e ndalimit. /Telegrafi/

1

2

3