LAJMI I FUNDIT:

Kanye West – Jeta dhe karriera mes vështirësive dhe ngjarjeve kontroverse të kolosit të hip hopit (Foto)

Kanye West – Jeta dhe karriera mes vështirësive dhe ngjarjeve kontroverse të kolosit të hip hopit (Foto)

Ai asnjëherë nuk është turpëruar nga ngjarjet kontroverse. Mund të vini bast sa herë të dëshironi se ai do ta thotë gjithmonë atë që ka në kokë – sinqerisht dhe vetëm të vërtetën e asaj që ai mendon.

Jeta dhe karriera e tij kanë qenë të mbushura plot ngjarje kontroverse, të cilat sigurisht se e kanë bërë atë më të fortë. Sjellim në një shikim retrospektiv momentet më të mëdha të Kanye West.


Uragani Katrina

Në javët e para pas Uraganit Katrina në vitin 2005, yjet u nxituan që të bëjnë iniciativa bamirësie sa më shpejt që mundën. Kanye Ëest, i cili vendosi të ndihmonte duke qenë nikoqir i një koncerti vendosi të shfrytëzojë rastin dhe të shkojë përtej programit duke thënë se “George Bushit nuk i intereson për njerëzit me ngjyrë”.

Humbës i keq

West ka pasur ndjenjën se do të fitojë të gjitha çmimet në në vitin 2006, kështu që kur ai humbi ndaj Justice dhe Simian për Best Video në MTV EMA në nëntor të vitit 2006, ai nuk ka mundur të fshehë kërdinë, duke dalë në skenë dhe duke shpërthyer për humbjen e tij.

Ego?

West në kopertinën e Rolling Stone në vitin 2006 i tha të gjitha. Reperi i këngës “Jesus Walks” u shfaq me një kurorë të ndërtuar nga tela me gjemba dhe kishte pika gjaku nëpër fytyrë të tij për kopertinën kontroverse.

Lamtumirë tani për tani, MTV

Pasi u dominua për pesë çmime në MTV VMA të vitit 2007 dhe humbi në të gjitha pesë kategoritë (përfshirë edhe Best Male dhe Video of the Year) një Kanye West i nervozuar u shfaq duke thënë se ai kurrë nuk do të kthehet më në këtë ceremoni. Ai u kthye dy vjet më vonë.

S’ka Foto!

West nuk ishte aspak i kënaqëur kur një fotograf dhe kameraman tentuan që të marrin pamje të reperit në aeroportin e Los Angelesit – LAX në shtator të vitit 2008, aq shumë sa që ai u përlesh fizikisht me paparacët, veprim për të cilin edhe u arrestua.

So fresh, so clean…

Askush nuk është adhurues më i madh i Kanyes, se sa… mirë, vet Kanye. Ëest shfrytëzoi ueb faqen e tij KanyeUniversecity.com në janar të vitit 2009 për të folur për arritjet e tij personale, duke ndarë një foto të tij duke performuar në Ballon Inauguruese të presidentit Obama me përshkriminm: “Shikoni sa fresh është veshja ime”.

Këpucët e Kanye West

West me krenari debutoi me këpucët e tij të gjata të brendit Louis Vuitton në janar të vitit 2009, e po ashtu ishe krenar me arritjen e tij aq sa kërkoi nga fansat e tij që t’i adresohen si Martin Louis the King, JR.

Do të të lë ta mbarosh…

West bëri një reagim të madh në MTV VMA 2009, për një kategori që as nuk ishte i dominuar. Kur bukuroshja e muzikës country, Taylor Swift, u ngjit në skenë për të marrë çmimin për Best Female, West nuk ishte shumë larg duke marrë çmimin nga duart e Swift dhe deklaroi: “Më vjen keq, por Beyonce kishte një prej videove më të mira të të gjitha kohërave”.

Baby Mama Drama

Kur vjen puna te e dashura e tij, Kim Kardashian, Kanye West vështirë se mund ta mbajë veten. Reperi e la sekretin të dalë herët dhe komunikoi shtatzëninë e gruas së tij në Atlantic City më 31 dhjetor të vitit 2012, pak para vitit të ri.

Luftë fjalësh

West u sigurua që të jetë në krye të top listave në mars të vitit 2013 kur goditi Justin Timberlaken dhe Jay Z për hitin “Suit & Tie” në një koncert në Londër, duke i thënë audiencës, “Unë kam dashuri për Jay Z, por nuk e gjej veten te ajo Suit & Tie”. Timberlake më vonë ju adresua këtij dissi në emisionin e Jimmy Fallon duke thënë se ai “absolutisht” e do Kanyen.

Famous

Në vitin 2016 Kanye West lansoi projektin “Famous” nga albumi “Life of Pablo” duke u nominuar për Grammy. Në këtë klip Kanye gjendet me femra në shtrat me personazhe të famshme… apo persona që ngjajnë në personazhet e famshme që janë të zhveshura krah tij. Aty nuk mungon as Taylor Swift, me të cilën ai kishte edhe kontest gjyqësor për këtë projekt.

Problemet me shëndetin

Në vitin 2016 ai u hospitalizua pasi anuloi turneun Saint Pablo. Ai shkoi vullnetarisht për një kontrollë në qendrën mjekësore UCLA në Los Angeles pasi vuante nga lodhja dhe pagjumësia.
Ai është rikthyer për të performuar vetëm pak ditë më parë në një paraqitje befasuese, duke konfirmuar rikthimin e madh skenik pas tejkalimit të problemeve të tij shëndetësore. Por, a do t’i kthehet muzikës? Hip hopi definitivisht ka nevojë për të.

Kanye West ishte lindur më 8 qershor të vitit 1977 në Atlanta të Georgias. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm tri vjeç dhe pas divorcit ai dhe nëna e tij u zhvendosën në Chicago. Babai i tij, Ray, ishte një prej foto reporterëve të parë me ngjyrë në Atlanta Journal Constitution.

Kanye ka fituar rreth 50 çmime prestigjioze për muzikën e tij gjatë gjithë karrierës dhe konsiderohet kolos i hip hopit, pasi realizoi dhjetëra albume hit për reperë të tjerë, por edhe hite personale.

/Telegrafi/