Kanosin personat zyrtarë, dy të arrestuar në Lipjan


Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi që të njëjtit kanë kanosur personat zyrtarë, ka bërë të ditur policia.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe kanë penguar persona zyrtarë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2020





































