LAJMI I FUNDIT:

Kane, i shtati në listë për het-trike – anglezi nuk është as afër Ronaldos

Kane, i shtati në listë për het-trike – anglezi nuk është as afër Ronaldos

Harry Kane tanimë renditet i shtati me më së shumti het-trike në histori të futbollit, derisa të enjten e kësaj jave ishte i 12-ti për të.

Ylli i Tottenham Hotspurit shënoi tri gola në përballjen ndaj Maccabi Haifa, në fitoren 6-ë në kuadër të Ligës së Evropës.


Jose Mourinho madje kishte bërë shaka me 27-vjeçari duke deklaruar se nuk e beson që anglezi i merr të gjithë topat në shtëpi.

Por, Kane ende mbetet mbrapa Cristiano Ronaldos që deri më tani në karrierën e tij ka realizuar 54 het-trike.

Ylli portugez ndiqet nga afër prej rivalit të përbetuar, Lionel Messi, që ka vetëm një më pak se ai.

Në listë janë edhe lojtarë si, Luis Suarez, Robert Lewandowski, Sergio Aguero, Edinson Cavani e Radamel Falcao. /Telegrafi/

Foto: The Sun