LAJMI I FUNDIT:

Kane: Ronaldo është modeli që ndjek, ia kërkova fanellën pas ndeshjes

Kane: Ronaldo është modeli që ndjek, ia kërkova fanellën pas ndeshjes

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane zbulon se Cristiano Ronaldo është modeli që ai ndjek dhe se do të përdorë lëvdatat e Zinedine Zidanes si motivim shtesë.

Zidane e ka cilësuar Kanen si një lojtar të kompletuar para barazimit 1-1 të Real Madridit me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve të mërkurën, ndërsa i atij mendimi ka qenë edhe pas 90 minutave lojë, ku anglezi rrezikoi disa herë.


Ndërsa, sa i përket Ronaldos, Kane e ka cilësuar si modelin që ai ndjek, teksa zbulon se ia kërkoi fanellën pas përfundimit të ndeshjes.

“Real Madridi duhet ta blejë Kanen”
Lexo po ashtu “Real Madridi duhet ta blejë Kanen”

“Kam kërkuar fanellën e tij në fund, pas ndeshjes”, ka thënë fillimisht Kane për Mirror.

“Ai është modeli më i madh i imi. Është një fanellë e bukur për të marrë. Unë do të vë në kornizë atë. I dhashë fanellën time. Nuk e di se çfarë do të bëjë me të!”.

Momenti kur Kane kërkoi fanellën e CR7

“Ishte një natë e madhe për ne. Mund të jemi krenarë – tifozët mund të jenë krenarë. E gjithë klubi mund të jetë krenar”.

“Falënderimi i Zidanes? Mundohem ta përdor këtë si pozitive. Kam thënë më parë se komentet pozitive ndihmojnë një sulmues, përpiqem ta përdor atë si motivim”.

“Kur ju keni një sulmues që shënon gola, është e natyrshme që njerëzit të flasin për këtë. E përdor këtë si gjë pozitive – përpiqem ta përdori atë për besim duke ecur përpara”, përfundoi sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori