LAJMI I FUNDIT:

Kanë nisur përpjekjet për nxjerrjen e trupit nga rrënojat e aeroplanit që e bartte Emiliano Salan

Kanë nisur përpjekjet për nxjerrjen e trupit nga rrënojat e aeroplanit që e bartte Emiliano Salan
Emiliano Sala (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Hetuesit e aksidenteve ajrore (AAIB) kanë bërë të ditur se kanë nisur përpjekjet për nxjerrjen e trupit që ndodhet nën rrënojat e aeroplanit, ku gjendej Emiliano Sala.

Ekipet shpëtimtare po përpiqen ta nxjerrin trupin, mirëpo për shkak të kushteve të forta të baticave, progresi është shumë i ngadalshëm.


Nga AAIB kanë thënë se nëse trupi nxirret me sukses, atëherë do të merret në konsideratë edhe nxjerrja e rrënojave të aeroplanit nga deti – transmeton The Evening Standard.

Nuk do të ketë njoftime të tjera derisa të kryhet i gjithë operacioni dhe të njoftohen familjet e futbollistit dhe pilotit David Ibbotson.

Të gjitha lajmet për zhdukjen e EMILIANO SALA
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për zhdukjen e EMILIANO SALA

“Po përpiqemi ta nxjerrim trupin. Nëse jemi të suksesshëm, atëherë do të përpiqemi t’i nxjerrim edhe rrënojat e aeroplanit”.

“Kushtet e forta të baticave na bëjnë të mundur përdorimin vetëm të automjetit me telekomandë (ROV) për periudha të kufizuara çdo ditë dhe kjo do të thotë se progresi është i ngadalshëm”.

“Pavarësisht rezultateve, nuk do të lëshojmë deklarata tjera derisa të informohen familjet”, ka thënë një zëdhënës i AAIB.

Transferi i ri i Cardiff Cityt është zhdukur që nga 21 janari, pasi aeroplani që drejtohej nga piloti David Ibbotson ishte zhdukur mbi English Channel (La Manche).

Rrënojat e aeroplanit u fotografuan për herë të parë pasditen e të dielës, kur dy ekipe kërkimore e kishin lokalizuar aeroplanin e tipit Piper Malibu.

Eksploruesi detar, David Mearns, i cili po i udhëheq kërkimet, ka thënë të hënën se rrënojat duhet të ngriten sa më shpejtë në mënyrë që familjet të marrin përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Rashica mund të largohet nga Besiktas, e duan dy klube të Serie A

Rashica mund të largohet nga Besiktas, e duan dy klube të Serie A

Serie A
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Kalo në kategori