LAJMI I FUNDIT:

Kane barazon rekordin e Ronaldos për gola të shënuara në Ligën Premier (Foto)

Kane barazon rekordin e Ronaldos për gola të shënuara në Ligën Premier (Foto)

Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane ka barazuar rekordin e totalit të golave të Cristiano Ronaldos në Ligën Premier, duke shënuar në një shkallë shumë më të shpejtë se yjet e Real Madridit.

Kane ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe në kampionatin anglez, pasi ka shënuar dy gola në takimin e sotëm (shtunë) ndaj Huddersfield.


Këto dy gola të shënuara e kanë ngritur sulmuesin anglez në shifrën e 84 golave të shënuara në Ligën Premier, duke barazuar sulmuesin e Real Madridit, Ronaldon.

Harry Kane, ‘vrasësi’ i portave – Ka shënuar më shumë gola në vitin 2017 se shtatë skuadra të Ligës Premier (Foto/Video)
Lexo po ashtu Harry Kane, ‘vrasësi’ i portave – Ka shënuar më shumë gola në vitin 2017 se shtatë skuadra të Ligës Premier (Foto/Video)

Ylli portugez arriti shifrën prej 84 golave në gjashtë sezone te Manchester United, duke luajtur 196 ndeshje në atë kohë.

Në anën tjetër, Kane, ka bilanc superior për dallim nga Ronaldo me 84 gola në sezonin e katërt të plotë me Spurs dhe kishte nevojë të luaj vetëm për 123 ndeshje.

24-vjeçari anglez tani ka 27 gola në Ligën Premier deri tani këtë vit – më së shumti nga çdo lojtar, dhe 13 golat e tij në shtator e bëjnë atë muajin më të mirë të karrierës së tij.

Golat kundër Huddersfield të sapo-promovuar në kampionatin anglez gjithashtu vazhduan rekordin e Kane për të shënuar ndaj çdo skuadre me të cilin ballafaqohet në Ligën Premier, me përjashtim të Cardiff Cityt  që nuk i ka shënuar edhe pse ka luajtur dy herë ndaj tyre.

Ndryshe, Tottenham e fitoi ndeshjen ndaj Huddersfieldit me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e luajtur në Kirklees Stadium. /Telegrafi/

84 është numri i golave të shënuara nga Kane dhe CR7

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori