LAJMI I FUNDIT:

Kandidoi për president dhe pësoi dy sulme në zemër – 10 fakte interesante për ‘mbretin’ e Instagramit, Dan Bilzerian

Dan Bilzerian është bërë i njohur si aktor, lojtar pokeri e po ashtu edhe si një yll i rrjeteve sociale.

Ai është bërë shpesh temë e medieve rozë e gjithashtu një emër shumë i komentuar në tabloidet ndërkombëtare.


Jeta e shfrenuar e ‘mbretit’ të rrjeteve sociale ka zgjuar gjithnjë kureshtje, por ka edhe disa fakte interesante që ndoshta nuk i dini për të.

Telegrafi më poshtë ua sjell dhjetë fakte interesante në lidhje me biznesmenin amerikan me origjinë armene:

1. Vëllai i tij luan poker

Dan Bilzerian mund të ketë fituar para vetëm në një turne pokeri – “Main Event 2009”, ku ai doli i 180-ti për 36,626 dollarë, por ka një Bilzerian më të suksesshëm dhe ai është vëllai i tij, Adam.

Adam Bilzerian ka fituar gjithsej 877,687 dollarë duke përfshirë një fitues në vendin e dytë në një ngjarje “ARIA High Roller” me hyrje prej 25,000 dollarësh në vitin 2015 për 246,000 dollarë. Ai doli gjithashtu i 7-ti në një “Super High Roller” me hyrje prej 100,000 dollarësh në Bellagio në verën e vitit 2014. Ai është një konkurrent i ashpër i lojtarëve të tillë si: Jason Mercier, Tom Marchese, Jason Somerville, Doug Polk dhe Dan Smith.

2. Ai ka 32.8 milionë ndjekës në Instagram

Nëse ju pëlqejnë armët, pajisjet e ndryshme dhe moti i mrekullueshëm, me siguri tashmë jeni një fans i Dan Bilzerian, të cilin ai vetë e konsideron si një mënyrë jetese të ‘Playboy’.

Mënyrat e jetesës së të pasurve dhe të famshmëve mund të jenë të njohura në Instagram, por duhet shumë vetë promovim për të arritur në 32.8 milionë ndjekës.

3. Bilzerian dikur fitoi një garë me makina

Në vitin 2011, Bilzerian mori pjesë në një garë makinash me shpejtësi të lartë në timonin e një ‘Kobra’ të vitit 1967. Duke u përballur me Tom Goldstein, i cili po ngiste një Ferrari, Bilzerian kaloi kufirin i pari, duke fituar shumën princërore prej 385,000 dollarë në autostradën e shpejtësisë së Las Vegas.

4. Ai ka pasur dy sulme në zemër

Siç mund të kishte shkruar Oscar Wilde në “The Importance of Being Earnest” nëse do të përditësohej për të përfshirë një personazh si Bilzerian, “Të kesh një atak në zemër para se të mbushësh moshën 30-vjeçare mund të konsiderohet si një fatkeqësi; të kesh dy duket si pakujdesi”. Në moshën 25-vjeçare ai e teproi me festë dhe përfundoi në spital, ku mjekët i thanë se kishte pësuar sulm në zemër, të nesërmen sërish kishte një sulm të ngjashëm, të cilit fatmirësisht sërish i mbijetoi.

5. T-Pain shkroi një këngë për të

Të githë kanë dëshirën të përjetësohen në muzikë, apo jo? Nga dëshira për të realizuar një koncert në emrin tonë e deri tek përfshirja në një këngë. E po kjo ndodhi për Bilzerian, në projektin e T-Pain, në bashkëpunim me Lil Yachty.

6.Ai ka marrë pjesë edhe në filma

Ndërsa Bilzerian është shfaqur në disa filma, paraqitja e tij më e diskutueshme deri më tani ishte kur u shfaq në filmin “Lone Survivor” të vitit 2014. Pasi investoi në film në vlerën e dukshme prej një milion dollarësh, 41-vjeçari bëri rreth “tetë minuta kohë në ekran”.

7. Kandidoi për president

Ishte qershori i vitit 2015 kur Dan njoftoi se do të kandidonte për President në vitin 2016. Ai e hoqi këtë dëshirë shumë shpejt vetëm disa muaj më vonë, ndoshta pas një takimi me ish-presidentin, Donald Trump.

8. Ishte arrestuar për krijimin e mjeteve shpërthyese

Bilzerian ka bërë një jetë shpërthyese, por asgjë nuk krahasohet me arrestimin e tij në dhjetor të vitit 2014 me akuzën për ‘krijimin e mjeteve shpërthyese’.

I marrë në paraburgim në Aeroportin e Los Angelesit, ylli u gjobit për vetëm 17,231 dollarë.

9. Dështoi në ushtrimet e Navy Seal

Përkundër se Dan Bilzerian qartazi e mban veten në formë të mirë fizike, ai dështoi në programin e trajnimit të Navy Seal pas disa përpjekjeve, dhe sipas disa burimeve, kjo ishte për shkak të një shkelje të sigurisë në seksionin e poligonit.

Si një adhurues i armëve, lojtari shpesh fotografohet duke reklamuar armët e tij. Ndoshta, njëzet vjet pasi u përpoq për herë të parë, Bilzerian mund të ri aplikojë për të qenë një Navy Seal.

10. Fitimet e tij në poker mbeten akoma mister

Vetë ‘mbreti’ i medieve sociale pretendon se ka fituar dhjetëra miliona në lojëra private, megjithatë asnjë dëshmi e këtyre fitimeve nuk është provuar ndonjëherë.

Por tani për tani, Dan Bilzerian mbetet një fenomen interneti dhe një enigmë e jetës reale, i cili mund të jetë një personazh magjepsës i aftë për arritje të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori