LAJMI I FUNDIT:

Kandidati i Barcelonës për president do ta sjellë Haalandin në “Camp Nou”

Kandidati i Barcelonës për president do ta sjellë Haalandin në “Camp Nou”

Emili Rousaud do të sjellë Erling Haaland në Camp Nou nëse ai zgjidhet si presidenti i ri i Barcelonës , me zgjedhjet në klub që do të zhvillohen në 24 janar.

Të mërkurën, Rousaud njoftoi se do të emërojë Josep Maria Minguella si krahun e tij të djathtë.


Si pjesë të këtij njoftimi, Rousaud tha se Minguella kishte arritur një para-marrëveshje me agjentin e Haaland, Mino Raiola.

Emili Rousaud, kandidat për president te Barcelona

“Ai ishte në gjendje të sillte [Diego] Maradonan, [Hristo] Stoichkovin, Romarion, [Lionel] Messin dhe Ansu Fatin”, ka thënë Rousaud për Minguella .

“Ai ka qenë gjithmonë aty. Ai ishte protagonist në shumë nga kapitujt e rëndësishëm në historinë e klubit”.

“Edhe pse Minguella nuk e përmendi Haalandin me emër, ai foli për një synim transferimi.

Haaland pëlqehet nga kandidati i Barcelonës për president

“Ai është një lojtar që ka kontratë [më një klub tjetër] dhe ne duhet të jemi diskret”.

“Ajo që ne nuk do të bëjmë është të filtrojmë lajmet. Kjo është shumë e mirë për gazetat dhe shumë e keqe për klubin. Sa herë që lejoni që të futet emri i një lojtari, për shembull, ai shton një milion tjetër [në çmimin e tyre]. Liria e veprimit është thelbësore”, ka thënë Minguella.

Minguella me Maradonën dhe Stoichkovin

Minguella ishte njeriu që solli Messin te Barcelona në radhë të parë dhe ai beson se argjentinasi është ende i kënaqur në Camp Nou.

“Që në momentin e parë, nuk mendova se ai do të largohej”.

“Tani, unë e di me siguri. Leo është i lumtur te Barcelona, ​​por ai dëshiron të fitojë”, ka nënvizuar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori