LAJMI I FUNDIT:

Kancelari austriak skeptik për Ushtrinë

Kancelari austriak skeptik për Ushtrinë

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz pas takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi ka folur edhe për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ai tha se sa i përket ushtrisë presin dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtar.


“Presim të ketë një dialog të rregullt më të gjithë partnerët ndërkombëtar… Ka nevojë për më shumë kujdes dhe presim që në rajon të merren masa që ofrojnë më shumë stabilitet dhe jo që çojnë në destabilizim”, ka thënë Kurz.

Kancelari austriak ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, procesin e liberalizimit të vizave etj. /Telegrafi/