LAJMI I FUNDIT:

Kampioni i botës u la si lojtar i lirë nga klubi meksikan, Thauvin gjen klub në Serie A duke nënshkruar me Udinesen

Kampioni i botës u la si lojtar i lirë nga klubi meksikan, Thauvin gjen klub në Serie A duke nënshkruar me Udinesen

Florian Thauvin u la si lojtar i lirë së fundmi nga Tigres dhe tashmë sot ai ka nënshkruar e një klub të ri, Udinesen e Serie A.  

Anësori francez 29-vjeçar u largua nga gjigantët meksikan një vit e gjysmë pasi mbërriti si lojtar i lirë në fund të kontratës së tij në Marseillen.


Sipas Transfermarkt, ai bëri gjithsej 38 paraqitje me fanellën e Tigres, në të cilat arriti të shënonte tetë gola dhe asistoi në pesë prej tyre.

Ai vlerësohet 10 milionë euro dhe për Udinesen është goditje e madhe.

Thauvin ishte kampion bote me Francën në vitin 2018 dhe një nga sulmuesit më të mirë francezë.

Pritej që atë verë të shkonte në një klub të madh evropian, por vendosi të ndiqte gjurmët e bashkatdhetarit Andre-Pierre Gignac, i cili u bë legjendë në Tigres.

Thauvin më pas refuzoi ofertat e gjigantëve të shumtë evropianë që donin ta sillnin atë falas në vitet e tij të shkëlqyera të futbollit.

Të gjitha lajmet nga Florian Thauvin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Florian Thauvin

Në karrierën e tij ka luajtur për Grenoble, Bastia, Lille, Neëcastle dhe Marseille. Ai ka dhjetë paraqitje dhe një gol për Francën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori