LAJMI I FUNDIT:

Kampionet e Evropës në xhudo përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e Tbilisit

Kampionet e Evropës në xhudo përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e Tbilisit
Nora Gjakova dhe Loriana Kuka (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi, është ndalesa e radhës e xhudisteve tona në rrugën drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Në Tbilisi prej të premtes deri të dielën do të zhvillohet Grand Prixi i xhudos, garë kjo e vlefshme për të fituar pikë Olimpike.


Kosovën do ta përfaqësojnë kampionia e Evropës, Nora Gjakova, njëherësh sportistja më e mirë e Kosovës për vitin 2018, e zgjedhur nga Komiteti Olimpik I Kosovës, si dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka.

Të gjitha lajmet rreth Xhudos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Nora garon të premten në kategorinë e saj (deri në 57 kilogramë), ndërsa Loriana të dielën në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Nora Gjakova dhe Loriana Kuka (Foto: Kosovo National Olympic Committee/Facebook)

Garuesit tjerë si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, do të pushojnë.

Të pesë xhudistët tanë, momentalisht kanë normat Olimpike Tokio 2020. Nora është e katërta në kategorinë e saj në renditjen Olimpike, ndërsa Loriana e 15-ta.

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori