LAJMI I FUNDIT:

Kampionët dhe jahtet e tyre: Nga Ronaldo tek Alli e Boateng, cili pagoi jahtin më luksozë gjatë pushimeve?

Kampionët dhe jahtet e tyre: Nga Ronaldo tek Alli e Boateng, cili pagoi jahtin më luksozë gjatë pushimeve?

Pushimet pothuajse përfunduan në Itali dhe jashtë vendit për futbollistët dhe ata janë gati për sezonin e ri.

Protagonistët që mes relaksimit dhe shoqërimit me partneret dhe familjarët e tyre kaluan pushime të mira në jahtet luksoze.

Sipas “The Sun” është e mundur të hartohet një listë e çmimeve të paguara për pushimet e tyre nga kampionët pas shijimit të detit dhe diellit.

Cristiano Ronaldo

Le të fillojmë me Cristiano Ronaldon ku jahti i marrë me qera është vlerësuar si më i shtrenjti nga të gjithë futbollistët që kaluan pushimet në bregdetare me varka.

Ronaldo pushimet i kalojë duke lundruar nëpër ishujt grekë, kampioni i Juventusit i ka besuar jahtit luksozë i quajtur, “Afrika”, një barkë që kushton 200 mijë euro në javë me vlerë mbi 16 milionë euro.

Jahti është 154 metra i gjatë që mund të strehojë deri në 12 mysafirë në gjashtë kabina duke përfshirë një suitë dhe katër kabina dyshe.

Fotot e postuara në profilin e rrjetit social Instagram të Ronaldos janë shfaqur imazhe të një vaske sipas dëshirës së lojtarit. Jahti “Afrika” gjithashtu përfshin rrëshqitëse ku Cristiano u argëtua me familjen e tij.

Por kjo nuk është e tëra, jahti luksoz i zgjedhur nga Cristiano Ronaldo gjithashtu ka një kinema në bord, ideale për të shikuar filma pas një dite të gjatë relaksimi.

Manuel Neuer dhe Mario Gote

Të dy futbollistë gjermanë kaluan pushimet së bashku, miq të mirë dhe padyshim të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre Nina Weiss dhe Ann Kahrin Brommel.

Zgjedhja e Neuerit dhe Gotzes përfshinë “Baloo 1 Pershing 74X”, një varkë që mund të merret me qira për shumën prej 30 mijë euro në javë.

Ky është jahti i zgjedhur nga dyshja gjermane për të kaluar pushimet e tyre në Balearikë.

Gjashtë persona mund të vendosen në tre kabina, karrige në kuvertë për rrezitje, si dhe një zonë me pamje natyrale për kohën e shujtave ushqimore.

Shpejtësia e lundrimit arrin 64 km në orë, por mund të arrijë pothuajse 80 km në orë por nuk ka lojëra të ujit në bord.

Raheem Sterling

Ylli i Manchester Cityt gjithashtu vendosi të kalojë disa ditë në Miami të Floridas në ” Golden Touch”.

Një jaht që kushton 26 mijë euro në javë në të cilin Sterling është parë në Fort Lauderdale, ku varka luksoze ka katër kabina duke përfshirë një kabinë VIP me banje private.

Zona e ngrënies gjendet brenda me tavolinën për gjashtë persona që mund të ulen.

Ajo është ndërtuar në vitin 1992 dhe rinovuar pesë vjet më parë, por nuk ka humbur luksin e saj dhe ende është shumë e kërkuar.

Kevin Prince Boateng

Ish-mesfushori i Milanit nuk e mohoi veten disa ditë me varkën “Boom Shakalaka” që kushtoi 52 mijë euro në javë në detin e Ibiza.

Madhësia e jahtit përfshinë katër kabina që mund të akomodohen tetë persona gjë që e bënë jahtin ultra komod në sajë të stabilizatorëve të ankorimit.

Dhe nuk ka mungesë të lojërave të ujit të cilat u përdorën nga Boateng dhe miqtë e tij.

Dele Alli

Talenti i madh anglez ka kaluar pushimet në St Tropez me të dashurën e tij. Alli që ka një pagë javore prej 111 mijë funteve, ka marrë një varkë të quajtur ‘Dehlia’.

Varka e marrë me qera nga Dele Alli ka kushtuar 44 mijë euro në javë dhe ka vend për shtatë persona.

Përveç kësaj varka ka një dhomë të posaqme për ‘Poker’ ndërsa të gjitha dhomat tjera janë të pajisura me televizion.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Kalo në kategori