Rreth Kampionatit Botëror

Kampionati Botëror (apo Kupa e Botës) është një garë ndërkombëtare e përfaqësueseve të meshkujve të shteteve anëtare të FIFA-s, federatës qeverisëse të futbollit. Turneu mbahet çdo katër vjet që nga koha e themelimit (1930), pos viteve 1942 dhe 1946 që nuk është mbajtur, për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Kampioni në fuqi është Franca, e cila e fitoi turneun e vitit 2018 në Francë.

Formati i turneut

Gjermania dhe Argjentina në finalen e vitit 2014 (Foto: Getty Images)

Formati aktual i kampionatit përfshin 32 përfaqësuese që garojnë për trofeun në stadiume të ndryshme të vendit nikoqir për një periudhë rreth një muaj. Kjo fazë zakonisht emërohet si ‘finalet e Kampionatit Botëror’. Faza kualifikuese, e cila mbahet gjatë tre viteve paraprake, shfrytëzohet për të përcaktuar se cilat skuadra nga zonat kontinentale do t’i bashkohen nikoqirit (që kualifikohet automatikisht) në turneun final.

Reklama
Reklama

Në ‘finalet e Kampionatit Botëror’ ekzistojnë dy faza: faza grupore dhe faza e eliminimit direkt.

Në fazën grupore, përfaqësueset garojnë të tetë grupe, të cilat përmbajnë nga katër skuadra të zgjedhura me short. Dy ekipet që zënë vendet e para në secilin grup, vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt. Në rast të pikëve të barabarta merret parasysh diferenca e golave, kurse më pas ndeshjet ballë për ballë.

Franca fitues i fundit – 2018

Faza e eliminimit direkt bazohet në një ndeshje, gjatë cilës skuadra fituese vazhdon tutje. Në rast të barazimit, ekzistojnë vazhdimet dhe në fund penalltitë e vendosin fituesin nëse kjo është e domosdoshme. Kjo fazë fillon me 1/8 e finales, ku vendi i parë i një grupi, luan me vendin e dytë të grupit tjetër. Pasojnë çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe në fund finalja.

Reklama
Reklama

Fituesit e Kupës së Botës

Brazili e ka fituar pesë herë Kupën e Botës (Foto: Getty Images)

Me pesë tituj të fituar, Brazili është përfaqësuesja më e suksesshme në Kampionatin Botëror dhe është kombëtarja e vetme që ka luajtur në gjithë kampionatet e deritanishme (21  kampionate), ndërsa ishte nikoqir i kampionatit të parafundit (Brazili 2014).

Italia (1934 dhe 1938) dhe Brazili (1958 dhe 1962) janë të vetmet përfaqësuese që i kanë fituar nga dy tituj radhazi. Gjermania është kombëtarja me më së shumti pjesëmarrje në top-katërshen përfundimtare, 13 herë. Ndërsa në dy vendet e para ka përfunduar tetë herë, një herë më shumë se Brazili.

Reklama

Kombëtaret që e kanë fituar Kampionatin Botëror:

Brazili – 5 tituj (1958, 1962, 1970, 1994, 2002)

Italia – 4 tituj (1934, 1938, 1982, 2006)

Reklama

Gjermania (Gjermania Perëndimore) – 4 tituj (1954, 1974, 1990, 2014)

Uruguai – 2 tituj (1930, 1950)

Franca – 2 titull (1998, 2018)

Argjentina – 2 tituj (1978, 1986)

Anglia – 1 titull (1966)

Spanja – 1 titull (2010)

Statistika dhe rekorde

Miroslav Klose është golashënuesi më i mirë në Kampionate Botërore (Foto: Getty Images)

Dy lojtarë ndajnë rekordin për më së shumti paraqitje në Kampionate Botërore, me nga pesë: meksikani Antonio Carbajal (1950–1966) dhe gjermani Lothar Matthaus (1982–1998). Matthaus ka zhvilluar më së shumti ndeshje në Kampionate Botërore, 25.

Reklama

Legjenda braziliane, Pele, është lojtari i vetëm që ka fituar tri medalje në Kampionate Botërore (1958, 1962 dhe 1970, edhe pse nuk luajti në finalen e vitit 1962 për shkak të lëndimit).

Golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore është Miroslav Klose (2002–2014) me 16 gola. I dyti është braziliani Ronaldo me 15 gola (1998–2006), kurse në vend të tretë ndodhet legjenda gjermane, Gerd Muller (1970–1974), me nga 14 gola.

Reklama

Francezi Just Fontaine mban rekordin për më së shumti gola të shënuar në një kampionat të vetëm – të gjithë 13-të golat e tij janë shënuar në Kampionatin Botëror të vitit 1958.

Reklama

Braziliani Mario Zagallo, gjermani Franz Beckenbauer dhe francezi Didier Deschamps janë të vetmit që e kanë fituar Kupën e Botës edhe si lojtarë edhe si trajnerë. Italiani Vittorio Pozzo është trajneri i vetëm që e ka fituar dy herë Kampionatin Botëror (1934 dhe 1938).

Çmimet

Në fund të çdo Kampionati Botëror ndahen çmimet për lojtarët dhe përfaqësueset, për arritjet e tyre gjatë këtij turne (duke mos përmendur tri vendet e para).

Topi i Artë – për lojtarin më të mirë, ndërsa Topi i Argjendtë dhe Topi i Bronztë u jepen dy lojtarëve që zënë vendin e dytë, respektivisht të tretin, nga votimet.

Reklama
Reklama

Këpuca e Artë – për golashënuesin më të mirë të turneut (që pasohet me Këpucën e Argjendtë dhe të Bronztë).

Dorëza e Artë – i dorëzohet portierit më të mirë.

Çmimi për lojtarin e ri më të mirë – i jepet lojtarit më të mirë të kampionatit nën moshën 21 vjeçare.

Trofeu për lojë të ndershme (FIFA Fair Play) – e fiton përfaqësuesja me rekordin më të mirë të lojës së ndershme dhe të drejtë.

Skuadra më argëtuese – është çmim që votohet nga publiku për skuadrën që i ka kënaqur më së shumti tifozët.

Ekipi i yjeve – nga viti 1998 zgjidhet edhe skuadra më e mirë e turneut që përfshin njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë në pozitat e tyre.

Reklama
Reklama