LAJMI I FUNDIT:

“Kam qarë sikurse Messi, kur u largova nga Aston Villa” – Jack Grealish tregon prapaskenat e transferimit të tij te City

“Kam qarë sikurse Messi, kur u largova nga Aston Villa” – Jack Grealish tregon prapaskenat e transferimit të tij te City

Jack Grealish thotë se largimi nga Aston Villa për t’u bashkuar me Manchester City e bëri atë të qajë dhe e bëri të ndihet “saktësisht” njësoj si Lionel Messi kur u largua nga Barcelona.

Mesfushori 25-vjeçar iu bashkua Cityt javën e kaluar për 100 milionë funte në marrëveshjen më të madhe në historinë e futbollit anglez, duke u larguar nga klubi ku kishte kaluar gjithë karrierën e tij.

Lëvizja e Grealish u pasua nga konfirmimi se Messi, i cili ka kaluar gjithë karrierën e tij në Barcelonë, do të largohej nga La Liga pasi ata nuk ishin në gjendje të përmbushnin një kontratë të re që ishte rënë dakord me lojtarin për shkak të “pengesave financiare dhe strukturore”.

Messi i përlotur deklaroi se nuk donte të largohej nga Barcelona dhe shtoi se, ndërsa një lëvizje në Paris Saint-Germain është e mundur, asgjë nuk është konfirmuar ende.

“Ishte kaq e vështirë. Unë mendoj se të gjithë e dinë këtë”, ka thënë Grealish, i cili mund të bëjë debutimin e tij në Ligën Premier te City kur të përballet me Tottenhamin në hapjen e sezonit të së dielës.

“Unë u paraqita në seancat stërvitore ashtu siç ishte planifikuar. Kjo ishte kur trajneri më donte të kthehesha, kështu që unë padyshim u ktheva për disa ditë. Ishte padyshim e vështirë sepse në kokën time, e dija se po largohesha”.

“Të gjithë e kanë parë ashtu siç ishte Messi në konferencën e tij të fundit për shtyp dhe kjo është mënyra e saktë që unë e ndjeva veten”.

“Para se të largohesha, në hotel, fola me ekipin, stafin dhe lojtarët dhe u përlota para tyre”, ka shtuar më tej lojtari.

Grealish është bërë lojtari më i shtrenjtë anglezë në histori, derisa do e testojë vetën nga edicioni i ri te Citizens. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori