LAJMI I FUNDIT:

“Kam pirë dhjetë gota dhe më pas i kam kërkuar Pellegrinit të mos luajë”, legjenda me Man Cityn zbulon historinë interesante

“Kam pirë dhjetë gota dhe më pas i kam kërkuar Pellegrinit të mos luajë”, legjenda me Man Cityn zbulon historinë interesante

Micah Richards, një futbollist që u dallua për një dekadë në Manchester City dhe që u bë reprezentues i rregullt me Anglinë, ka pranuar në podcast “The Rest is Football” se kishte pirë shumë para një ndeshje, duke i kërkuar trajnerit të asaj kohe, Manuel Pellegrini, të mos luante.

Futbollistët kanë histori të ndryshme, por një e tillë nga Richards është shumë interesante.


“Po kthehesha nga një dëmtim, e dija që nuk do të luaja. Mbërritëm në hotel një ditë para ndeshjes dhe normalisht ata largojnë të gjithë alkoolin nga minibari, por nuk e bënë në dhomën time”, ka thënë fillimisht Richards.

“Kështu mendova: “Kam mbaruar, nëse kthehem nga një dëmtim, nuk do të luaj, do të pi një. Një bëhet dy, dy bëhen tre dhe para se ta kuptoja kisha pirë dhjetë”.

Por, ajo që tani analisti i BBC dhe Sky News nuk e priste ndodhi: Pellegrini, i përballur me dëmtimin e një lojtari, thirri Micah Richards për të luajtur për Cityn.

Richards, me bashkëpunimin e fizioterapistëve dhe mjekëve, arriti të mos luajë atë lojë, duke gjetur një justifikim.

“Fizioterapeutët dhe lojtarët kanë një marrëdhënie të ndryshme nga ajo me trajnerin. Prandaj mjeku dhe fizioterapeuti gjithmonë përpiqen t’ju mbrojnë nëse munden”.

“Nuk kam qenë kurrë kaq nervoz në jetën time! Manuel Pellegrini më telefonoi dhe më pyeti: “A luan apo nuk luan?” Unë i thashë: “Nuk jam gati, shef, kërthiza ime nuk është mirë”, kujton ai.

Realiteti është se Richards i tha mjekut dhe terapeutit se “Isha nxeh shumë mbrëmë. Do të më duhet të gjej një justifikim, nuk mund të luaj, thjesht nuk mund t’ia bëj këtë ekipit”.

“Fatmirësisht zëvendësuesi tjetër hyri dhe përfundoi duke luajtur”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori