LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Hysajt te Barcelona, ja çfarë thotë agjenti?

Kalimi i Hysajt te Barcelona, ja çfarë thotë agjenti?

Agjenti Elseid Hysaj thotë se futbollisti shqiptar nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Napoli këtë verë.

Mbrojtësi i djathtë shqiptar u bashkua nga Empoli sezonin e fundit, por ai ka qenë i sugjeruar se mund të lëvizë, pasi do zëvendësohej nga Fabinho i Monacos.


“Elseid ndihet i madh, ai është provuar të jetë një lojtar me cilësi të mëdha në skenën ndërkombëtare”, ka thënë agjenti i tij, Mario Giuffredi për Radio CRC.

“Fakti që Napoli janë duke kërkuar mbrojtës si Fabinho nuk më mërzit mua, por unë mendoj se në fund do të vijë Gino Peruzzi i Boca Juniors”

“Hysaj është ende i qetë, sepse unë mendoj se ai është i palëvizshëm nga krahu i djathtë. Dua të theksoj se Hysaj nuk është në shitje, ai ka treguar shumë me Napolin dhe ai është i lumtur në këtë qytet. Klubi dëshiron të rishikojë kontratën e tij, kështu që nuk ka asnjë arsye për t’u larguar”, ka përfunduar Giuffredi.

Me këta deklaratë, agjenti Giuffredi ka minimizuar një kalim të mbrojtësit shqiptar te Barcelona. /Telegrafi/