LAJMI I FUNDIT:

Kalimi i Davies tek Real Madridi gjithnjë e më afër, Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e kanadezit

Kalimi i Davies tek Real Madridi gjithnjë e më afër, Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e kanadezit

Bayern Munich raportohet se i ka vendosur një çmim objektivit të Real Madridit, Alphonso Davies dhe janë gjithashtu duke u bërë gati për të blerë zëvendësuesin e reprezentuesit kanadez.

Sipas Sky Germany, një takim është mbajtur në Mynih mes agjentit të Davies, Nick Househ, dhe drejtorit sportiv të Bayernit, Christoph Freund, për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit, e cila momentalisht është e paqartë.

23-vjeçari është nën kontratë me bavarezët deri në 2025 dhe po shtyen për një rritje substanciale të pagës për të nënshkruar një kontratë afatgjatë.


Sidoqoftë, Bayerni duket se nuk e ka pëlqyer këtë ide dhe nuk kanë shprehur gatishmërinë për të realizuar kërkesat e lojtarit, pasi që nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij të fundit.

Davies momentalisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor, por pritet që të rikthehet në ekip për ndeshjen e ardhshme ndaj Freiburgut.

Teksa bisedimet mes Real Madridit dhe Davies kanë vazhduar gjatë muajve të fundit, është lënë të kuptohet se negociatat kanë avancuar sa i përket anës financiare dhe se nuk do të jetë problem që të arrihet një marrëveshje.

Bayern Munich konsideron shitjen e pesë yjeve në verë, alarmohen Man Utd dhe Liverpool
Lexo po ashtu Bayern Munich konsideron shitjen e pesë yjeve në verë, alarmohen Man Utd dhe Liverpool

Megjithatë, aryseja kryesore pse kjo lëvizje nuk ka ndodhur deri më tash është për shkak të kostos së transferimit. Real Madridi besohet se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 40-50 milionë euro më së shumti, ndërsa oferta e parë pritet të jetë në regjionin e 35 milionë eurove.

Bayerni në anën tjetër nuk ka qëndruar duarkryq në këtë situatë dhe tashmë kanë nisur kërkimet e para për zëvendësuesin e Davies, ku favoriti kryesor mbetet Theo Hernandez i Milanit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori