LAJMI I FUNDIT:

‘Kalaja’ e Ukrainës që mund të bëhet Bakhmuti i ri, qyteti që është bërë arenë e luftimeve më të ashpra në Donbas

‘Kalaja’ e Ukrainës që mund të bëhet Bakhmuti i ri, qyteti që është bërë arenë e luftimeve më të ashpra në Donbas

Qyteti Avdiivka në lindje të Ukrainës, mund të bëhet së shpejti “Bakhmuti i dytë”, një vend i vogël ku forcat ukrainase u mbrojtën kundër agresorëve rusë për tetë muaj, por rreziku i një rrethimi të plotë nuk ka qenë kurrë më i madh.

Reklama

Beteja për Bakhmutin në Donbas është një nga më të ashprat në luftën gati 13-mujore të Ukrainës, duke bërë krahasime me luftën e istikameve të Luftës së Parë Botërore, transmeton Telegrafi.

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës tha javën e kaluar se forcat e Moskës tani po përpiqen të rrethojnë plotësisht Bakhmutin, në një ofensivë që nuk ka arritur rezultatet e dëshiruara.

Zelensky publikon pamjet kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive, brenda të cilës jetojnë fëmijë e gra
Lexo po ashtu Zelensky publikon pamjet kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive, brenda të cilës jetojnë fëmijë e gra

Zëdhënësi i komandës së ushtrisë ukrainase Tavria, tha se pajtohet me vlerësimin e inteligjencës britanike se Rusia po rrit presionin mbi ujërat në Avdiivk siç ka vepruar rreth Bakhmutit.

“Armiku pandërprerë po tenton të rrethojë qytetin Avdiivk. Pajtohem në masë të madhe me kolegët britanikë që Avdiivka së shpejti mund të jetë Bakhmuti i dytë. Megjithatë, do të doja të thosha se jo gjithçka po shkon sipas planeve te ushtria ruse”, shtoi zëdhënësi Oleksii Dmitrashkivski.

Forcat ukrainase ishin atje të pozicionuara para pushtimit rus, duke ruajtur linjën e parë kundër militantëve që mbështeten nga Rusia, dhe që kanë marrë nën kontroll pjesë të këtij territori në lindje të Ukrainës në vitin 2014, pasi që forcat ruse morën nën kontroll Krimenë.

Tre të civilë të vrarë në sulmet e mbrëmshme ruse me dronët iranian në rajonin e Kievit
Lexo po ashtu Tre të civilë të vrarë në sulmet e mbrëmshme ruse me dronët iranian në rajonin e Kievit

Avdiivka ndodhet vetëm 13 kilometra në veri të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia, mbi të cilin Ukraina e humbi kontrollin atë vit. Para pushtimit në shkurt 2022, qyteti kishte një popullsi prej 30 mijë banorësh.

“Pas më shumë se një viti luftimesh, kanë mbetur vetëm 2,300 njerëz, duke përfshirë 1,960 që jetojnë nga ndihmat”, tha kreu i administratës ushtarake lokale, Vitalii Barabash.

“Gjatë tre javëve të fundit me ndihmën e policisë dhe vullnetarëve, kemi evakuuar rreth 150 persona. Kishim 47 fëmijë në qytet, sot kanë mbetur tetë. Situata vetëm sa po përkeqësohet. Tani po përdorin X- 59, X-101, X-555, C-300”, tha Barabash, duke renditur armët ruse me rreze të gjatë të përdorura në Avdiivka.

Kur shpërtheu konflikti në vitin 2014 në Ukrainë, separatistët pro-rusë morën Avdiivk para se forcat e Kievit ta rikthenin kontrollin. Afërsia me vijën e frontit e bëri qytetin një vatër luftimesh përpara pushtimit të plotë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas u shpëtuan nga rajonet e pushtuara pasi ishin fshehur për më shumë se një vit e gjysmë

Ushtarët ukrainas u shpëtuan nga rajonet e pushtuara pasi ishin fshehur për më shumë se një vit e gjysmë

Evropa
Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Evropa

"Ne nuk e dimë madhësinë e Ukrainës", Orban për bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në BE

Evropa
Elita e marinës amerikane SEAL dhe forcat speciale të ushtrisë do të testohen për përdorim droge

Elita e marinës amerikane SEAL dhe forcat speciale të ushtrisë do të testohen për përdorim droge

Amerika
Ky është njeriu fatlum që fitoi lotarinë amerikane prej 2.26 miliardë euro - bëhet e ditur se sa para deri më tani ka shpenzuar

Ky është njeriu fatlum që fitoi lotarinë amerikane prej 2.26 miliardë euro - bëhet e ditur se sa para deri më tani ka shpenzuar

Amerika
Dozat e radioterapisë mund të shkurtohen në mënyrë të sigurt për kancerin në prostatë

Dozat e radioterapisë mund të shkurtohen në mënyrë të sigurt për kancerin në prostatë

Botë
Kalo në kategori