LAJMI I FUNDIT:

Kaka: Paqueta mund të shkruajë historinë si numri 10 i Brazilit

Kaka: Paqueta mund të shkruajë historinë si numri 10 i Brazilit

Legjenda e Milanit, Leita Kaka beson se Lucas Paqueta mund të shkruajë historinë e tij të madhe si numri 10-të i ri i Brazilit.

Mesfushori 21-vjeçar ka impresionuar që kur u bashkuar me Rossonerët nga klubi i fëmijërisë Flamengo në janar dhe pritet të bëjë debutimin e tij si titullar te Brazili nën urdhrat e trajnerit Tite.

Ky pritet të jetë një rast i madh për talentin e Milanit dhe në mungesë të Neymarit, fanella me numrin 10 mund t’i jepet pikërisht Paquetas.

Tite publikon listën e Brazilit për dy ndeshjet e radhës, ftohen Paqueta e Vinicius Jr  
Lexo po ashtu Tite publikon listën e Brazilit për dy ndeshjet e radhës, ftohen Paqueta e Vinicius Jr  

Sipas legjendës së Rossonerëve dhe Selecaos, Kaka, Paqueta mund të shkruajë historinë si numri 10-të i ri i Brazilit.

Paqueta gjatë një dueli me Fabinhon në stërvitje

“Është e bukur të shohësh këtë marrëdhënie midis Milanit dhe Brazilit”, ka thënë fillimisht Kaka për Sky Sport.

“Paqueta u rrit në Brazil, luajti në Flamengo dhe tani po e sjell këtë bashkim mes Rossonerëve dhe vendin tim”.

Paqueta: Ëndërroj të bëj mirë te Milani ashtu si Kaka
Lexo po ashtu Paqueta: Ëndërroj të bëj mirë te Milani ashtu si Kaka

“Numri 10 i Brazilit? Është mirë për të, ai do të shkruajë një histori të mrekullueshme. Mendoj se ai është gati. Por kur je në fushë, numri në shpatullat tuaja nuk llogaritet”.

“Ai është i gatshëm për ekipin kombëtar, ai vetëm duhet të piqet në ndeshjen e tij, por ka një trajner të mirë që i njeh amerikanët e Jugut. Gattuso e ka ndihmuar shumë, po e ndihmon shumë dhe po rritet vazhdimisht”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori