Nga: Dashnor Kokonozi
Më se 25 vjet më parë lexova një ese të Kunderës mbi Franc Kafkën. Më pëlqeu aq shumë sa vendosa ta ndaj me të tjerët, duke e përkthyer për shtypin e kohës.
Ishte hera e parë që kuptova thelbin e narrativës së Kafkës.
Po sjell këtu një paragraf:
“… Miku im Jozef Skordvecki tregon në librin e tij një ngjarje që ka ndodhur me të vërtetë. Një inxhinier nga Praga u ftua në një sesion shkencor në Londër, ku mori pjese në diskutime. Disa orë pas kthimit në Pragë mori në zyrën e tij gazetën Rude Pravo, të përditshmen zyrtare të Partisë dhe në faqet e saj lexoi: ‘Një inxhinier çek, pjesëmarrës në një konference në Londër, pasi bëri në shtypin perëndimor një deklaratë në të cilën shpifi kundër Partisë Socialiste, vendosi të qëndrojë në Perëndim’.
Nuk ishte aspak shaka, një emigrim i tillë i paligjshëm me rrethanat renduese te deklaratës kushtonte paktën njëzet vjet burg.
Inxhinieri ynë nuk u besonte syve. Por, nuk ka asnjë dyshim, artikulli flet për të. Në zyrë hyn sekretarja e tij e cila e sheh dhe klith e tmerruar: ‘O Perëndi, është kthyer. Është çmenduri, e lexuat artikullin e shkruar për ju’?
Inxhinieri nxiton menjëherë në redaksinë e Rude Pravos dhe gjen aty kryeredaktorin që përpiqet të shfajësohet, është pa dyshim diçka shumë e pakëndshme, por ai nuk ka të bëjë fare me atë ngjarje. Teksti ka ardhur drejtpërdrejtë nga Ministra e Brendshme.
Inxhinieri niset atëherë në Ministri. Aty i thonë se padyshim ka ndodhur një gabim, por ata të Ministrisë së Brendshme janë dorëjashtë në këtë çështje. Raporti për inxhinierin ka ardhur nga shërbimi i fshehtë i Ambasadës çeke në Londër. Inxhinieri, gjithsesi, kërkon të behet një përgënjeshtrim. Ah, jo, i përgjigjen, një përgënjeshtrim as që diskutohet, po ti rri i qetë, asgjë nuk do të ndodhë.
Por, inxhinieri nuk mundte të ishte i qetë. Bile shumë shpejt vërejti se përgjohej, se e kishte telefonin të kontrolluar, se ndiqej në rrugë. Gjumi iu prish, e mbërthente makthi, deri sa një ditë, duke mos qenë në gjendje t’i bënte ballë një trysnie të tillë, u detyrua te ikte ilegalisht nga vendi …
Historia që sapo rrefëva është një nga ato qe pa asnjë mëdyshje mund ta quajmë kafkiane, shkruan Kundera dhe më tej shpjegon arsyen përse është e mundur që romanet e Kafkës në Pragë ngatërrohen aq shume me jetën dhe të njëjtët në Paris shihen si shprehje hermetike të botës thjeshtësisht subjektive të autorit …”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEda Zari dënohet me gjashtë muaj burg
Disa fjalë të urta të japonezëve dhe shqiptarëve
"Clinti më ngjante me një mace": Sergio Leone për rolin që e bëri Eastwoodin një yll filmi
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Një regjisore në Meksikë dhe një film për dhembjen: Në luftë (të Kosovës) e kupton budallallëkun njerëzor
Komisia Letrare e Shkodrës dhe shqipja standarde
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj