Alencar Amaral e ka filmuar një të ri, që qëndroi i kapur për cepin e shkëmbit që ndodhet në Rio De Janeiro të Brazilit, por që nuk mund të kthehej më prapa.

Derisa qëndronte në 850 metra lartësi, ai rrezikoi edhe të pranishmit që përpiqeshin ta ndihmonin që të kthehej në një pjesë më të sigurt, transmeton Telegrafi.

“Ishte një ditë e mirë me mot të përkryer, derisa u shfaq ky njeri që rrinte i kacavjerrë dhe rrezikonte t’i merrte teposhtë edhe ata që e ndihmonin”, ka shkruar Amaral përbri videos.

Për fat të keq edhe përkundër paralajmërimeve, në këtë cep kanë dalë shumë vizitorë, duke rrezikuar ta pësonin me fatalitet, vetëm për një fotografi. /Telegrafi/