LAJMI I FUNDIT:

Ka shkëlqyer me 44 gola në 67 ndeshje, shënuesi më i mirë i Al Nassr mund të përjashtohet për shkak të një rregulli

Ka shkëlqyer me 44 gola në 67 ndeshje, shënuesi më i mirë i Al Nassr mund të përjashtohet për shkak të një rregulli

Al Nassr po përballet me një dilemë pasi mund të humbas një nga yjet e tyre të pakënaqur për shkak të një kufiri lojtarësh në Azi.

Klubi arab ku aktivizohet Cristiano Ronaldo po synon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve të Azisë, por problemi është se Konfederata Aziatike lejon vetëm pesë lojtarë të lindur jashtë Azisë të luajnë në këtë garë.


Sipas gazetës spanjolle Sport , Al Nassr mund të heqë dorë nga Talisca për të akomoduar yjet e tjerë të tyre.

Pamje që nuk shihen shpesh, Ronaldo ia dhuroi bashkëlojtarit penalltinë – detajet nga prapaskena e këtij vendimi
Lexo po ashtu Pamje që nuk shihen shpesh, Ronaldo ia dhuroi bashkëlojtarit penalltinë – detajet nga prapaskena e këtij vendimi

Talisca është një nga lojtarët e tyre më të mirë me 44 gola dhe tetë asistime në 67 paraqitje, por me sa duket, ai nuk ka magjepsjen e një Sadio Mane në rënie ose të Alex Telles.

Në mënyrë qesharake, Al Nassr do të duhet ende të sakrifikojë një nga nënshkrimet e tyre më të mira këtë verë.

Klubi saudit tashmë ka nënshkruar me Sadio Mane , Seko Fofana , Marcelo Brozovic , Alex Telles dhe thuhet se do të vijë Aymeric Laporte.

Formacioni i Al Nassr me Cristiano Ronaldon në të, favoriti kryesor për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve të Azisë
Lexo po ashtu Formacioni i Al Nassr me Cristiano Ronaldon në të, favoriti kryesor për kampionatin dhe Ligën e Kampionëve të Azisë

Duke shtuar edhe Cristiano Ronaldon numri i lojtarëve që kanë lindur jashtë Azisë shkon në gjashtë ndërsa kufiri i lejuar është pesë.

Kësisoj Talisca është i revoltuar me klubin dhe duket se do të largohet pasi nuk dëshiron që të luaj vetëm në kampionatin arab, pasi dëshira e tij është të jetë protagonist edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori