LAJMI I FUNDIT:

Ka mbetur pa skuadër, Isco drejt rikthimit në La Liga

Ka mbetur pa skuadër, Isco drejt rikthimit në La Liga

Isco ka mbetur futbollist i lirë që nga fundi i muajit dhjetor të vitit 2022.

Mesfushori spanjoll vazhdon të mbetet i lirë, përkundër se ka disa oferta, por që ende nuk ka vendosur të ardhmen e tij.


30-vjeçari është në udhëkryq sa i përket të ardhmes së tij, pasi ka oferta nga Italia, Turqia, Anglia, Arabia Saudite dhe kampionati amerikan MLS.

Por e përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Isco mund të rikthehet sërish në La Liga, ku Villarreali ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë hapur bisedime me agjentët e Iscos dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë diçka më konkrete për të ardhmen e spanjollit.

Roma, Everton, Konyaspor, Los Angeles FC, Inter Miami, Al-Hilal dhe Al-Nassr janë skuadrat tjera të interesuara për t’i marrë shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Gjithsesi java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Iscos, pasi lojtari i ka bërë të qartë agjentëve të vet se dëshiron sa më shpejt të bashkohet me ndonjë skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori