LAJMI I FUNDIT:

Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Chiesan

Juventusi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Chiesan

Juventusi thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me babanë e Federico Chiesa, Enricon, por Fiorentina më me dëshirë do ta shiste te Interi ose Manchester Unitedi.

Zonja e Vjetër ka qenë prej kohësh e lidhur me Chiesan, megjithë insistimin e Fiorentinës që ata nuk do të shesin një tjetër ylli te Bianconerët pas Roberto Baggios dhe Federico Bernardeschit.


Sipas gazetës La Stampa, kjo nuk e ka ndaluar Zonjën e Vjetër të negociojë një kontratë me vlerë pesë milionë euro në sezon me babanë e tij dhe ish-sulmuesin e Italisë, Enrico Chiesa.

E pranon presidenti i Fiorentinës: Chiesa mund të largohet në verë
Lexo po ashtu E pranon presidenti i Fiorentinës: Chiesa mund të largohet në verë

Gazeta shton se pronari i klubit Viola, Rocco Commisso, mund të joshet për ta shitur 22-vjeçarin për 60 milionë euro.

Enrico dhe Federico Chiesa

Sidoqoftë, Commisso dëshiron që lojtari të transferohet te Interi ose Unitedi duke pasur parasysh rivalitetin midis klubit të tij dhe Juventusit.

Chiesa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar pesë herë në 26 ndeshje për Fiorentinës këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Kalo në kategori