LAJMI I FUNDIT:

Juventusi rivalizon Napolin dhe Unitedin për Trippierin

Juventusi rivalizon Napolin dhe Unitedin për Trippierin
Kieran Trippier. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Kieran Trippier ka përfunduar një sezon fantastik me Tottenham Hotspur.

Mbrojtësi i djathtë anglez ka pasur paraqitje fantastike me Spurs, si në kampionatin anglez ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.


Trippier është duke u kërkuar me ngulm nga Napoli dhe Manchester United, por së fundmi garës i është bashkangjitur edhe Juventus.

Kieran Trippier. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Joao Cancelo pritet të largohet në drejtim të Manchester Cityt, ndërsa De Sciglie nuk bind për të qenë titullar.

Kësisoj kampionët e Italisë janë gati të shpenzojnë rreth 35 milionë euro për transferimin e Trippier nga Spurs.

28-vjeçari këtë edicion ka arritur të shënoj një gol dhe të bëjë pesë asistime.

I sigurt është vetëm largimi i anglezit nga Spurs, por jo edhe skuadra e tij e ardhshme pasi si Juventus ashtu edhe Napoli e United janë shumë të interesuar për lojtarin. /Telegrafi/