Juventusi publikon listën e plotë të futbollistëve të ftuar në Ligën e Kampionëve


Juventusi ka zbuluar listën e skuadrës së tyre për Ligën e Kampionëve, ku të gjithë janë të ftuar, përveç Leonardo Spinazzolas së lënduar.
Bardhezinjtë janë në të njëjtin grup të Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin, Valencian dhe Young Boysin.
Ky grup nuk është aq i lehtë për Zonjën e Vjetër dhe trajneri i tyre, Massimiliano Allegri ka vendosur të provojë me të gjitha forcat, duke ftuar gjithë futbollistët.
I vetmi lojtar i cili është larguar nga lista e trajnerit Allegri është Spinazzola, i cili ende po lufton me probleme të lëndimit.
Sulmuesi adoleshent Moise Kean është regjistruar në Listën B, pasi ka dalë përmes akademisë së tyre të klubit.

Lista e lojtarëve të ftuar:1.Szczesny 2.De Sciglio 3.Chiellini 4.Benatia 5.Pjanic 6.Khedira 7.Ronaldo 10.Dybala 11.Douglas Costa 12.Alex Sandro 14.Matuidi 15.Barzagli 16.Cuadrado 17.Mandzukic 18.Kean (Lista B) 19.Bonucci 20.Cancelo 21.Pinsoglio 22.Perin 23.Emre Can 24.Rugani 30.Bentancur 33.Bernardeschi/Telegrafi/










































