LAJMI I FUNDIT:

Juventusi njofton Realin dhe Barcën se po largohet nga projekti i Superligës Evropiane

Juventusi njofton Realin dhe Barcën se po largohet nga projekti i Superligës Evropiane
(Foto: Getty)

Mediat në Spanjë raportojnë se Juventusi e ka informuar Real Madridin dhe Barcelonën se po largohet nga projekti i SuperLigës Evropiane, një tjetër hap drejt shkëputjes nga mbretërimi i Andrea Agnellit.

Sipas Relevo, komunikata iu është dërguar dy gjigantëve të La Ligas, të cilët mbesin si dy klubet e vetme të përkushtuara ndaj planeve për krijimin e një turneu që do ta rivalizonte Ligën e Kampionëve.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte një hap tjetër në procesin që Juventusi i është nënshtruar gjatë gjashtë muajve të fundit, prej se hetimi i Prisma zbuloi se klubi i kishte fryrë artificialisht tarifat e transferimit për të rritur fitimet kapitale.


Juventusi rrezikon të ndalohet nga garat evropiane, por UEFA pret vendimin e Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Juventusi rrezikon të ndalohet nga garat evropiane, por UEFA pret vendimin e Superligës Evropiane

Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve dhanë dorëheqjen, ndërsa kushëriri i tij, John Elkann, mori një rol më komandues për të ardhmen e klubit.

Kjo përfshin përpjekjen për të ndrequr urat që ish-presidenti i dogji me UEFA-n kur shpalli projektin e Superligës Evropiane në prill të vitit 2021.

Nga 12 klubet që fillimisht iu bashkuan projektit, tahsmë kanë mbetur vetëm tre, ndërsa nëse konfirmohet ky njoftim, atëherë do të ngelen vetëm dy.

Po ashtu, ritheksohen përpjekjet e Juventusit për të ndërprerë lidhjet me epokën e Agnellit, siç është pranimi i dënimit me 10 pikë në Serie A dhe realizimi i një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë për të ashtuquajturat manovra pagash. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori