LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në mëdyshje: Suarez apo Dzeko blerja e madhe për sulmin

Juventusi në mëdyshje: Suarez apo Dzeko blerja e madhe për sulmin

Juventus po vlerëson nëse do të marr Edin Dzekon e Romës apo ​​Luis Suarezin e Barcelonës.

Sipas Sky Sport Italia, trajneri i ri Andrea Pirlo dëshiron një sulmues dhe gara është në vetëm dy emra, por me karakteristika shumë të ndryshme.


Dzeko tashmë e njeh Serien A dhe do të ishte një opsion shumë më i lirë, por raportohet se ai do të takohet nesër me drejtorët e Romës për të diskutuar nëse do të mbetet në “Stadio Olimpico” ose të kërkojë një transferim.

Edin Dzeko (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images)

Nga ana tjetër, Suarez është një emër me famë botërore me mjaft përvojë në Ligën e Kampionëve dhe mund të shesë shumë fanella.

Uruguaiani është duke negociuar që të mbyll kontratën me Barcelonën, ​​të cilët tashmë i kanë thënë atij se ai nuk është pjesë e planeve të tyre.

Nuk do të kishte tarifë për transferimin, por Suarez ka pagë në vlerë 12 milionë euro në sezon, që do të ishte një peshë e vërtetë në financat e Juventusit.

Luis Suarez (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Suarez është gjithashtu një vit më i ri se Dzeko.

Gazetat spanjolle Sport dhe AS, kanë shkruar sot se Suarez është në negociata me Juventus.

Bianconerët duket se nuk kanë hequr dorë nga Arkadiusz Milik, por shuma e kërkuar prej 50 milionë euro nga Napoli është e lartë. /Telegrafi/