LAJMI I FUNDIT:

Juventusi merr fitore të vështirë në shtëpi ndaj Fiorentinës

Juventusi merr fitore të vështirë në shtëpi ndaj Fiorentinës

Juventusi ka fituar 1-0 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Reklama

Ishte minuta e 12-të e takimit, kur Bianconerët krijuan rastin e parë serioz, por që nuk ia dolën ta konkretizonin.

Edhe në minutën e 24-të, vendasit lëshua një mundësi të artë shënimi, kur njëri prej lojtarëve të tyre nuk ia doli të mposhte portierin Pietro Terracciano.

Goli i parë dhe i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 34-të, kur Angel di Maria asistoi te Adrien Rabiot, që realizoi për 1-0.

Juventusi ia doli të shënonte edhe në minutën e 59-të, por që VAR-i e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Deri në fund, Fiorentina nuk u dorëzua dhe ia doli ta tunde rrjetën e Zonjës së Vjetër në minutën e 89-të nëpërmjet Gaetano Castrovilli, por VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje, duke mbetur 1-0 për vendasit.

Pas javës së 22-të, Juventusi gjendet në vendin e nëntë me 29 pikë, ndërsa në xhiron e 23-të do të kenë punë me Spezian. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Arbnor Muja shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve - driblim dhe goditje e saktë që përfundoi në rrjetë

Arbnor Muja shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve - driblim dhe goditje e saktë që përfundoi në rrjetë

Liga e Kampionëve
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

Bellingham pyetet nga gazetarët se kush është futbollisti më i mirë në botë? Përgjigja e tij i befason të gjithë

La Liga
Dalin pamjet nga reagimi i Bellingham ndaj goditjes së Valverdes që përfundoi me auto-gol nga Meret

Dalin pamjet nga reagimi i Bellingham ndaj goditjes së Valverdes që përfundoi me auto-gol nga Meret

Liga e Kampionëve
Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente

Ndërkombëtare
Perez po bëhet gati për transferimin e madh - shumë i dashur nga tifozët e Real Madridit

Perez po bëhet gati për transferimin e madh - shumë i dashur nga tifozët e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori