LAJMI I FUNDIT:

Juventusi luan bindshëm ndaj Malmos, merr fitoren e parë të sezonit

Juventusi luan bindshëm ndaj Malmos, merr fitoren e parë të sezonit
(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi ka regjistruar fitore (3-0) me një performancë bindëse ndaj Malmos në Eleda Stadion, në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër është kthyer te fitorja pas fillimit zhgënjyes të sezonit në Serie A (dy humbje një barazim) që shënon epokën ‘post-Ronaldo’.


Pas një harkimi në zonë, Rodrigo Bentancur asistoi te Alex Sandro brenda zonës, i cili shënoi me kokë (23’) duke e zhbllokuar rezultatin.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në fund të pjesës së parë, u akordua penallti në favor të Zonjës së Vjetër pas një ndërhyrje të gabuar në Alvaro Moratan dhe Paulo Dybala ishte i saktë nga pika e bardhë (45’).

Menjëherë pas (45’+1), Morata e shënoi edhe golin e tretë të Bianconerëve duke e vulosur fitoren.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që Juventusi iu gëzua fitores së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, si edhe fitores së parë sezonale në përgjithësi dhe kryeson në Grupin H me tri pikë, aq sa ka edhe Chelsea pas fitores ndaj Zenit St Petersburgut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori